Tuesday, January 5, 2016

Aplikimi per Vullnetare prane CSDC Durres

Nese jeni i interesuar per te qene pjese e Durres Youth Movement/Qendra e Zhvillimit te Shoqerise Civile, ju lutem plotesoni formularin e meposhtem. Do te kontaktoheni permes emailit ose telefonit per perzgjedhjen tuaj.

https://docs.google.com/forms/d/1ShaNVs8CqY7UsqBNFT8silzKNy4o9z9mY2URbYWPz2Y/viewform

Monday, December 21, 2015

Ne dt. 19 - 20 Dhjetor 2015, aktivistet e Csdc Durres dhe Durres Youth Movement realizuan nje vizite eksperience ne Levizja Rinore Puke. Ne takimin e perbashket ata evidentuan arritjet e viteve te fundit ne nxitjen e aktivizmit dhe vullnetarizmit rinor, aksionet per ndihmen ndaj shtresave te marxhinalizuara dhe plan veprimet per lobim dhe advokim prane Pushteteve Lokale. Falenderim per Levizja Rinore Puke per pritjen dhe vecanerisht Lindita Hysenit per entuziazmin, mikpritjen dhe entuziazmin qe percjell!

Thursday, December 17, 2015

16 Ditet kunder Dhunes ne Familje




"Galeria e Vullnetarizmit” 


"Galeria e Vullnetarizmit”  është finalizim i nismës ”Të rrugëtojmë së bashku drejt procesevevendim-marrëse” kordinuar nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme, me financim të Qeverisë Suedeze. Kjo nismë realizohet nga të rinjtë e Durrës Youth Movement dhe CSDC Durrës 

Wednesday, December 16, 2015

Fushata IEC (Informim, edukim, komunikim) ne kuader te diteve kunder dhunes ne familje u finalizua suksesshem me nje aktivitet gjitheperfshires ne Bashkine Shijak. Ne bashkepunim me Bashkine Shijak dhe shkollen e mesme "16 Shtatori", Durres Youth Movement , Csdc Durres percollen mesazhe kunder dhunes ne familje nepermjet nje mini-drame, spoti publicitar dhe materialeve sensibilizuese. Nje diskutim informues ndermjet te rinjve dhe perfaqesuesve te Pushtetit Vendor krijoi nje ure bashkepunimi per te ardhmen.




Përfundoi sot projektit “Të rrugëtojmë së bashku drejt proceseve vendimmarrëse” të realizuar nga Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile, Durrës (CSDC) me mbështetjen e Qendrës Ndërkombëtare OLOF PALME dhe Qeverisë Suedeze. 
Grupet e vulletarëve ndër vite janë krenarë për punën dhe angazhimin sepse kanë arritur që idetë dhe idealet e tyre për një shoqëri më të mirë dhe demokratike t’i ndajnë me bashkëmoshatarët në qytetin e Durrësit, duke krijuar një grup aktiv rinor. Me pjesëmarrje jo vetëm në nisma në dobi të komuniteteve, por edhe aktivizëm në jetën politike e publike lokale, ata janë bërë faktor ndryshimi në qytet.
Padyshim, nuk do të kishim mundësi të realizonim këtë angazhim pa partneritetin e aktorëve qeveritarë dhe jo-qeveritarë në 4 vitet e fundit. Ndaj meritat i takojnë edhe Qendra Komunitare, "Sot për të ardhmen", Qendra Komunitare Nishtulla, Qendra Ditore e të Moshuarve, Drejtoria e Shërbimit Social Shtetëror, Ndgsh DurresTic Durres, World Vision, Terre des Hommes, Në familje, për familjen, Shoqata Shpresa Jetimeve, Shoqata Kultura dhe komuniteti, Shoqata Ipas, Shoqata "Natyra për njeriun", Shoqata "Albanopoli", Qendra Qendra Zhvillimit Rezidencial, Qendra e Formimit Profesional, Zyra Punës DurrësBiblioteka Publike Durrës, Bashkia Durrës, Prefektura Durrës, Këshilli i Qarkut Durrës, YWCA Albania, Caf Albania,Spitali Rajonal Durres, Dretjoria Rajonale e Shëndetit Publik Durrës, shoqatat lokale dhe shkollat 9 vjecare e të mesme të qytetit. Pa dyshim, një vlerësim i takon edhe medias lokale.

Thursday, April 10, 2014

8 Prill - Dita Nderkombetare e te Drejtave te Komunitetit Rom!



Aktivitet i Qendes Multifunksionale Nishtulla Durres dhe vullnetareve te Durres Youth Movement nen mbeshtetjen e CSDC Durres. 




   

8 Prilli Dita Nderkombetare e te Drejtave te Komunitetit Rom u shoqerua me nje marshim nga shkolla 9 vjecare "Isuf Ferra" drejt Qendres Multifunksionale Nishtulla Durres ku vete komuniteti Rom i kesaj zone doli ne rrugen kryesore te NIshtulles per te kerkuar dhe sensibilizuar mbi te drejtat dhe detyrimet e tyre si qytetare te Durresit.. Dita u shoqerua edhe me shfaqjen e dokumentari per jeten e romeve te pergatitur nga te rinjte e Durres Youth Movement ne kuader te kesaj dite.
Te pranishem ne kete marshim ishin dhe nen kryetari i Bashkise Durres, Kryetari i Keshillit Bashkiak, Drejtori i Kultures dhe Arsimit ne Bashki si dhe Drejtorja e Ndihmes dhe Perkrahjes Sociale, te cilet diskutuan dhe u munduan t`i jepnin pergjigje banoreve per problemet qe ata ngriten.











Aktiviteti kishte si qellim ndergjegjesimin per perfshirjen e romeve me te drejta te barabarta ashtu si pjesa tjeter e popullsise.
                      "Barazia është shpirti i lirisë, dhe në fakt nuk ka liri pa të"

Wednesday, April 2, 2014

2 Prill Dita Nderkombetare e Autizmit

2 Prill Dita Nderkombetare e Autizmit!

Autizmi Flet
Eshte koha ta degjojme!

Ne kuader te Dites Nderkombetare te Autizmit, Durres Youth Movement u be pjese nepermjet vullnetarizmit. Vullnetaret shperndane disa fletushka informuese mbi cfare eshte autizmi, fushat e zhvillimit te tij dhe keshillat praktike per prinderit.




Cfare eshte Autizmi?
Autizmi eshte nje crregullim i rende i funksioneve te trurit per rrjedhoje i sjelljes njerzore.
Diagnostikimi i Autizmit bazohet vetem ne vezhgimin e sjelljes te femijes dhe ne vleresimin e zhvillimit te femijes duke u bazuar ne teste psikologjike dhe edukative.

Fushat e zhvillimit qe prek Autizmin
Crregullimet e Autizmit prekin kater fusha te zhvillimit
1. Komunikimin, femijaflet pak ose aspak
2. Nderveprimi social, femija deshiron te qendroje vetem dhe nuk ndervepron me familjaret apo bashkemoshataret, te ambjentit rrethues
3.Sjelljet steriotipike, femija kryen veprime te perseritura jashte cdo konteksti.
4. Zhvillimi mendor, femija paraqet zhvillim te vonuar mendor si pasoje e mos interesimit.

















https://www.facebook.com/csdc.durres/media_set?set=a.410089885794381.1073741873.100003801185130&type=1