Ne dt. 19 - 20 Dhjetor 2015, aktivistet e Csdc Durres dhe Durres Youth Movement realizuan nje vizite eksperience ne Levizja Rinore Puke. Ne takimin e perbashket ata evidentuan arritjet e viteve te fundit ne nxitjen e aktivizmit dhe vullnetarizmit rinor, aksionet per ndihmen ndaj shtresave te marxhinalizuara dhe plan veprimet per lobim dhe advokim prane Pushteteve Lokale. Falenderim per Levizja Rinore Puke per pritjen dhe vecanerisht Lindita Hysenit per entuziazmin, mikpritjen dhe entuziazmin qe percjell!
Monday, December 21, 2015
Thursday, December 17, 2015
Wednesday, December 16, 2015
Fushata IEC (Informim, edukim, komunikim) ne kuader te diteve kunder dhunes ne familje u finalizua suksesshem me nje aktivitet gjitheperfshires ne Bashkine Shijak. Ne bashkepunim me Bashkine Shijak dhe shkollen e mesme "16 Shtatori", Durres Youth Movement , Csdc Durres percollen mesazhe kunder dhunes ne familje nepermjet nje mini-drame, spoti publicitar dhe materialeve sensibilizuese. Nje diskutim informues ndermjet te rinjve dhe perfaqesuesve te Pushtetit Vendor krijoi nje ure bashkepunimi per te ardhmen.




Përfundoi sot projektit “Të rrugëtojmë së bashku drejt proceseve vendimmarrëse” të realizuar nga Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile, Durrës (CSDC) me mbështetjen e Qendrës Ndërkombëtare OLOF PALME dhe Qeverisë Suedeze.
Grupet e vulletarëve ndër vite janë krenarë për punën dhe angazhimin sepse kanë arritur që idetë dhe idealet e tyre për një shoqëri më të mirë dhe demokratike t’i ndajnë me bashkëmoshatarët në qytetin e Durrësit, duke krijuar një grup aktiv rinor. Me pjesëmarrje jo vetëm në nisma në dobi të komuniteteve, por edhe aktivizëm në jetën politike e publike lokale, ata janë bërë faktor ndryshimi në qytet.
Padyshim, nuk do të kishim mundësi të realizonim këtë angazhim pa partneritetin e aktorëve qeveritarë dhe jo-qeveritarë në 4 vitet e fundit. Ndaj meritat i takojnë edhe Qendra Komunitare, "Sot për të ardhmen", Qendra Komunitare Nishtulla, Qendra Ditore e të Moshuarve, Drejtoria e Shërbimit Social Shtetëror, Ndgsh Durres, Tic Durres, World Vision, Terre des Hommes, Në familje, për familjen, Shoqata Shpresa Jetimeve, Shoqata Kultura dhe komuniteti, Shoqata Ipas, Shoqata "Natyra për njeriun", Shoqata "Albanopoli", Qendra Qendra Zhvillimit Rezidencial, Qendra e Formimit Profesional, Zyra Punës Durrës, Biblioteka Publike Durrës, Bashkia Durrës, Prefektura Durrës, Këshilli i Qarkut Durrës, YWCA Albania, Caf Albania,Spitali Rajonal Durres, Dretjoria Rajonale e Shëndetit Publik Durrës, shoqatat lokale dhe shkollat 9 vjecare e të mesme të qytetit. Pa dyshim, një vlerësim i takon edhe medias lokale.
Subscribe to:
Posts (Atom)




