Wednesday, December 16, 2015




Përfundoi sot projektit “Të rrugëtojmë së bashku drejt proceseve vendimmarrëse” të realizuar nga Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile, Durrës (CSDC) me mbështetjen e Qendrës Ndërkombëtare OLOF PALME dhe Qeverisë Suedeze. 
Grupet e vulletarëve ndër vite janë krenarë për punën dhe angazhimin sepse kanë arritur që idetë dhe idealet e tyre për një shoqëri më të mirë dhe demokratike t’i ndajnë me bashkëmoshatarët në qytetin e Durrësit, duke krijuar një grup aktiv rinor. Me pjesëmarrje jo vetëm në nisma në dobi të komuniteteve, por edhe aktivizëm në jetën politike e publike lokale, ata janë bërë faktor ndryshimi në qytet.
Padyshim, nuk do të kishim mundësi të realizonim këtë angazhim pa partneritetin e aktorëve qeveritarë dhe jo-qeveritarë në 4 vitet e fundit. Ndaj meritat i takojnë edhe Qendra Komunitare, "Sot për të ardhmen", Qendra Komunitare Nishtulla, Qendra Ditore e të Moshuarve, Drejtoria e Shërbimit Social Shtetëror, Ndgsh DurresTic Durres, World Vision, Terre des Hommes, Në familje, për familjen, Shoqata Shpresa Jetimeve, Shoqata Kultura dhe komuniteti, Shoqata Ipas, Shoqata "Natyra për njeriun", Shoqata "Albanopoli", Qendra Qendra Zhvillimit Rezidencial, Qendra e Formimit Profesional, Zyra Punës DurrësBiblioteka Publike Durrës, Bashkia Durrës, Prefektura Durrës, Këshilli i Qarkut Durrës, YWCA Albania, Caf Albania,Spitali Rajonal Durres, Dretjoria Rajonale e Shëndetit Publik Durrës, shoqatat lokale dhe shkollat 9 vjecare e të mesme të qytetit. Pa dyshim, një vlerësim i takon edhe medias lokale.

No comments:

Post a Comment